Në Kampionatin Ballkanik të Atletikës të Turqisë, Izmir Smajlja u shpall kampion me kërcimin e tij së gjati 7.91 m. Një rezultat në vazhdën e paraqitjeve shumë të mira të atletit shkodran. Por ballkaniada e atletikës, ka patur edhe një garë tjetër, atë të fotos më të bukur. Edhe këtë garë, e ka fituar sërish Smajlaj, duke qenë protagonist i një shkrepje të veçantë nga një fotograf turk. Lajmine ka dhënë gazetari i mirënjohur sportiv Defrim Methahasi, përmes një publikimi në Facebook- un e tij.
“Mirmëngjes miq. Kjo foto e realizuar nga një fotograf turk u cilësua si më e bukura në ballkaniadën e fundit të 26-të të Stambollit në atletikë, ku protagonist ishte atleti ynë Izmir Smajlaj, që u shpall kampion ballkani me shifrat 7.91 cm.
Ky titull erdhi pas medaljes së artë që atleti ynë i talentuar arriti në mitingun ndërkombëtar të Vjenës. Sonte në orën 17-të, Izmiri ka një tjetër garë të rëndësishme në Beograd dhe shpresoj që edhe aty të ngjitet në podin e kampionit, sepse pikërisht aty dy vjet më parë u shpall kampion europe.”, shkruan gazetari Methahasi. /ShkodraWeb Media/