Erkand Qerimaj prej shumë vitesh, është një nga sportistët më elitarë të Shqipërisë. Janë dhjetra medalje të fituara nga ai, që në moshën më të vogël që nisi rrugëtimin në sportin burrëror të peshëngritjes, shkruan ShkodraWeb.
Ai ka bërë të valëvisë flamuri kuqezi thuajse në të gjitha eventet që ka garuar si përfaqësues i Shqipërisë. Sigurisht, ai ka marrë vlerësime e shpërblime nga autoritetet shtetërore për arritjet fantastike në sport.
Ndërkohë, sot është mësuar se kampioni Erkand Qerimaj ka hedhur një hap tjetër shumë të rëndësishëm, sidomos në momentin kur do të lërë sportin aktiv si peshëngritës, përcjell ShkodraWeb.
Në rrjete sociale, qarkullon një foto e publikuar nga bashkëshortja e Qerimajt, ku konstatohet se tashmë ai ka marrë gradën e lartë ushtarake “kolonel”. Në postimin e bashkëshortes, lexohet:
“Ditë Historike…Nder dhe Krenari të gëzoj përkrah teje Gradimin tënd si ‘KOLONEL I FORCAVE TË ARMATOSURA'”, shkruhet në publikimin e shoqëruar me foton më poshtë.