Partia Demokratike, dega Vau Dejës e grupimit Alibeaj, e ka bërë të qartë se do të mbështesë kandidatin e Rithemelimit Zef Hila si kandidat për zgjedhjet për bashkinë me 14 maj 2023. Madje, pas mbledhjes së Kryesisë, është nënshkruar edhe një peticion derguar qendrës duke i kërkuar të zyrtarizojë mbështetjen për Zef Hilën, edhe pse PD-ja e Alibeajt prej javësh ka zyrtarizuar Klomentina Drinin si kandidate të veten për 14 maj 2023, shkruan ShkodraWeb.
Megjithatë, ditën e sotme, ka patur një takim interesant, dokumentuar nga një foto e shpërndarë nga kryetari i PD- së së Alibeajt për Shkodrën, Xhevdet Amuli, i cili e shoqëron me një koment të shkurtër: “Një kafe me miq të mirë!”.
Në takim, ka qenë edhe kandidatja Klomentina Drini por edhe kryetari i PD- së Alibeajt për Vau Dejës, Gentian Ndoj, mbështetës i hapur i Zef Hilës në garën për bashkinë atje. Megjithatë, kjo nuk ka penguar Drinin dhe Ndojin të shtrëngojnë duart, dokumentuar përmes një fotoje të publikuar nga kandidatja e PD- së së Alibeajt, shoqëruar edhe me një koment: “Vetëm ai që është i aftë për një takin të vërtetë me tjetrin, është i aftë për një takim autentik me vetën!”.
Kaq ka mjaftuar që të komentojë Gentian Ndoj, me një rikonfirmim të qendrimit të tij lidhur me 14 maj 2023: “Une nuk kam asgje me ty, por une jam me vendimin e kryesis se deges per ta kthyer bashkin tek qytetaret.Vendim i cili eshte marr ne menyr unanime ne mbeshtetje te Kandidatit zoti Zef Hila per ta kthyer bashkin tek qytetaret! Kjo eshte e vetmja rruge qe te gjithe bashke te bejem me te miren per qytetaret e Bashkis Vau-Dejes!”, shkruan Ndoj.
Nuk ka vonuar as reagimi i kandidates Drini, e cila në komentin e saj shkruan: “Z.Gentian Ndoj E mirëpres Deputetin e Partisë Demokratike të Vau Dejësit Z.Zef Hila të na mbështësë , siç e kemi mbështetur historikisht me çdo lloj kostot gjatë 2015-2021, gjithmonë për fitoren e të vetmes parti zyrtare Partisë Demokratike të Shqipërisë!”.
Deri tani, duket se PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt, do të kenë kandidatët e tyrë për bashkinë Vau Dejës, gjithmonë nëse nuk do të ketë lëvizje të minutave të fundit, duke patur parasysh se 27 mars është afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për 14 majin. /ShkodraWeb/