Ajo është njohur gjithmonë si vajza e festivaleve të mëdha, ndërsa jeta e saj personale ka zënë shumë pak për të mos thënë aspak vend në media.
Po flasim për Rosela Gjylbegun, e cila ka surprizuar me postimin e saj të fundit. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.
Deri më sot, të paktën! Disa orë më parë ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin. Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.
Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistat sjellin ditën e sotme. Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.