Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka nisur mbledhjen e tij me 6 nëntor 2024, me një minutë heshtje për 4 viktimat për viktimat të ngjarjes të ndodhur me 30.10.2024 në aksin Shkodër – Koplik.
“Në mbledhjen e radhës të datës 06.11.2024 Këshilli Bashkiak mbajti 1 minutë heshtje në nderim të katër viktimave të ngjarjes të ndodhur me 30.10.2024 në aksin Shkodër – Koplik.”, thuhet në njoftimin për mbledhjen në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak të Shkodrës në Facebook.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë dhe tragjike, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Basha, që ka ndodhur me 30.10.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të “5 Heronjve”.