Prej shumë e shumë javësh bota e rrjeteve sociale gumëzhin nga zërat e hamendësimet e shumta: Kiara Tito është shtatzënë, bashkë me Luizin janë në pritje të një bebeje…?!
Nuk ka asnjë konfirmim, as nga vetë çifti më i famshëm aktualisht i showbiz dhe as nga miq pranë tyre. Komentet e vetme nxiten nga foto apo video që vetë çifti publikon në rrjete sociale.
Para disa minutave, Luizi publikoi një foto, në një drekë me Kiarën dhe me familjen e saj. Fansat në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet, duke sjellë në vëmëndje një detaj.
Kiara përpiqet të mbulojë barkun e saj me duar. Konstatohet lehtë se barku i saj është mjaft i rrumbullakosur, duke njohur fizikun e saj tejmase elegant që e demonstroi edhe në BBVip.
Përtej këtyre hamendësimeve të fansave, urojmë jetë të lumtur çiftit dhe jetë të gjatë atyre dhe fëmijëve që do të sjellin në jetë. Kohën se kur, sigurisht e zgjedhin vetë. Natyrisht, edhe nëse duan ta bashkëndajnë apo jo lajmin e shtatzanisë së Kiarës me fansat e shumtë. Të paktën në këtë fazë, sepse më vonë do ta kenë të pamundur ta fshehin. Në Shkodër thonë “minarja në thes nuk futet”.