Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.
E teksa, këngëtari shpesh herë nuk ngurron së shprehuri dashurinë në forma nga më të ndryshmet për partneren e tij, së fundmi ka qenë moderatorja e cila ka bërë gjestin e veçantë për fituesin e “BigBrother VIP 2”.
Me anë të një postimi në InstaStory, Kiara publikuar një foto me thonjtë e sapo bëra, ndërsa në sy ra detaji i veçantë që ajo kishte vendosur në gisht. Në to shihet e pikturuar iniciali “L”, i cili nënkupton emrin e Luizit.