Vllaznia vazhdon normalisht dhe me seriozitetin maksimal procesin stërvitor. Sigurisht vëmendja e stafit teknik dhe e lojtarëve është e përqendruar tek lajmet për fillimin e kampionatit dhe pothuajse çdo ditë drejtuesit e klubit kanë mbajtur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit për të mësuar më tepër për fillimin e kampionatit.
Një situatë e tillë sigurisht ka krijuar stres dhe paqartësi për vazhdimësinë. Për këtë qëllim në stërvitjen e sotme ka qënë e pranishme Kryetarja e Bashkisë znj.Voltana Ademi dhe sponsori Alban Xhaferi të cilët kanë komunikuar me stafin teknik dhe lojtarët.
Por nga biseda e zhvilluar duket sikur fillimi kampionatit ka qenë çështja kryesore që ka krijuar një situate aspak të favorshme në përgatitjen dhe motivimin e lojtarëve.
Traineri Brdariç është shprehur se nëse kampionati nuk fillon javën tjetër është vërtetë shumë e vështirë të ruajmë të njëjtin ritëm dhe motivim.
“Kjo situatë shpresojmë të kalojë sa më shpejt dhe të arrihet një marrëveshje ndërmjet palëve me qëllim që t’i rikthehemi ndeshjeve zyrtare” ka mbyllur fjalën e tij tekniku kuqeblu. Znj.Ademi dhe sponsori Xhaferi kane shprehur mbeshtetjen e plote për përmbushjen e te gjithe detyrimeve të tyre dhe kanë premtuar që të bëjnë të gjitha lëvizjet e duhura për të nxitur në mënyrë pozitive fillimin e ndeshjeve zyrtare❤?. /Njoftim i KF Vllaznia sh.a./