Edi Rama është përpjekur sot të sjellë në vemendje të ndjekësve të tij virtualë investimet në Shkodër. Si i ngarkuar për Veriun e Sqipërisë nga PS-ja, kryeministri ka postuar disa foto nga rruga e Velipojës. Ai ka paralajmëruar përfundimin e rrugës, por komentuesit duket se e “kanë vënë përpara” me komentet e tyre. Bëhet fjalë për një aks shumë të rëndësishëm për Shkodrën e Veriun, por që po ngjan me “legjendën e Rozafës” dhe akoma nuk ka përfunduar edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet. Madje. në një segment që nis nga “Harku i Berdicës” deri në Trush, nuk punohet fare sepse nuk është zgjidhur akoma çeshtja e shpronlsimit të pronarëve të tokës nga kalon rruga e re. Më poshtë, disa nga komentet në postimin e kryeministrit Rama për rrugën e Velipojës.