Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Truma Kadija, është bërë nënë për herë të dytë. Nënë e një vajze me emrin Luar, ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka “prezantuar” me një foto të veçantë në Facebook.
“Kur rrezja e Hanës (Luar) mban në dorë rrezen e Dritës (Kiran) 09.05.2021″, shkruan kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës në publikimin e parë të saj në Facebook pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.
Pavarësisht se sot është publikuar fotoja e parë, mësohet se Kiran ka ardhur në jetë paraditen e ditës së djeshme dhe nëna e fëmija, gëzojnë shendet të plotë. ShkodraWeb i uron jetë të gjatë Kiranit!