Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u përball me një vorbull kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë të vlefshme për Europianin.
Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, gjithsesi një mbështetje speciale vjen nga Shkodra për Hysajn, në këtë moment të vështirë. Në qendër të qytetit është vendosur një banderolë speciale me mbishkrimin:
“Me shpirtin e garës arritëm 2 here në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptar, por kurrë nuk dhe leke për gazetarë”.