Megi Doçi i ka dhënë fund aventurës së saj me Vllazninë e femrave dhe është prezantuar në Turqi te Gallatasaraji. Kjo ishte një lëvizje surprizë dhe e bujshme nga 27-vjeçarja, e cila largohet nga kuqeblutë dhe nis një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
Ishte vetë klubi nga Stambolli që ka konfirmuar këtë lëvizje, teksa Doçi shprehet: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Gallatasaraji. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”.