Ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer fuqishëm në opinionin publik ditët e fundit pasi ai dhe familja e tij u shpall non grata në Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpërndarë një meme ironike në rrjetet sociale.
Në foto- skicën, shihet një djalë që pyetet punonjësen e bibliotekës, teksa pyet për librin “Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar”, ndërsa ajo i përgjigjet se seksioni i librave me përralla gjendet në fund të korridorit. “Flet vet!”, shkruan Berisha.,
Të enjten e shkuar, ai paralajmëroi se do të ngrinte një padi ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken për akuzën e shpifjes, padi e cila do të ngrihet në një gjykatë franceze si vend neutral. Berisha tha se dosja për akuzat ndaj tij ishte përgatitur në zyrat e kryeministrit Edi Rama.