Siç kishte premtuar gjatë qednrimit në BBVip, Luiz Ejlli vijon të ketë në fokus nënën e tij, sigurisht bashkë me bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Ndërsa duket se ka kokhë të lirë pas koncerteve në Mitrovicë dhe Ferizaj, Luizi ka dalë për kafe me dy zonjat e jetës së tij, shkruan ShkodraWeb.
Me gjasë, kanë dalë gjatë kohës që në TCH transmetohej “Kepi i Vipave”, i drejtuar nga Kiara. Ai ka publikuar një foto, të cilën e ka komentuar me thëniet e nënës së tij.
“Nëna tha që Kepin e Vipave e kam në taviolinë, prezantuesen dhe fituesin”, ka shkruajtur fituesi i BBVip. Ndërkohë, më herët, ai ka publikuar edhe një foto ku shihet Luizi i vogël me veshje kombëtare dhe me komentin “Duke hapur arkivat me Nanën”.