Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë çifti i momentit në showbiz- in shqiptar. Ata janë në vemendjen e fansave të tyre, përmes mediave dhe portaleve. Nuk mungojnë edhe aludimet se Luizi dhe Kiara nuk janë bashkë…
Në fakt, në instagramet e tyre, situata është krejt ndryshe. Përveç impenjimeve të shumta që ata kanë, këtë të diel kanë zgjedhur të qëndrojnë së bashku. Për të rritur “misterin”, ata nuk kanë publikuar foto të bashku, por dy të ndryshme, nga të cilat kuptohen se kanë qenë bashkë sot.
Luizi ka publikuar një foto me 4 punonjës policie. Me gjasë, ata e kanë parë në makinë dhe i kanë kërkuar të bëjnë një selfie dhe shkodrani është e qartë se nuk ua ka prishur. Me shumë mundësi, me të në makinë ka qenë edhe Kiara.
Moderatorja nga ana e saj, ka publikuar një foto tjetër në instagramin e saj, ku shfaqet në makinë dhe me një bluzë sportive. Një sy i vemendshëm, pas shpinës së moderatores dallon një dritare makine dhe përmes saj, një kokë polici me uniformë.
Mesa duket, Kiara nuk është mërzitur aspak nga pritja për Luizin, teksa ka komentuar “hi yje”.