Luiz Ejlli ka qenë pjesë e podcast të kryeministrit Edi Rama bashkë me Benet Becin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Shkodër. Ata kanë bashkëbiseduar për rreth 45 minuta, në një bisedë që mund ta ndiqni më poshtë.
Ndërkohë, Ejlli ka pozuar me shefin e qeverisë, duke publikuar edhe një foto në rrjetin e tij social instagram. Të dy duken të qeshur, në zyrën e kryeministrit.
Ajo që bie në sy, është komenti që shoqëron foton, koment në formën e një pyetje që jo vetëm sjell në mendje BBVip, por edhe ngjall humor e të qeshura për ata që e lexojnë.
“Votoni se cilin dëshironi që të largoni”, shkruan Luiz Ejlli në komentin pët foton, e cila duket se ka tërhequr interesin e ndjekësve. Të paktën, duke gjykuar nga mijëra komente që e shoqërojnë.