Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito së fundmi janë përfolur se do të bëhen prindër. Gjatë kohës që ishin me pushime në Turqi çifti në një “video-live” tha se lajmi për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos është thjesht një thashethem.
Por dyshimet ringjallen përsëri kur Kira bëri publike disa foto dhe video nga festa e përvjetorit të martesës së prindërve të saj, ku moderatorja shfaqej paksa me barkun e rrumbullakosur.
Së fundmi Luiz Ejlli i ‘hodhi benzinë zjarrit’ duke postuar një foto ku këngëtari supozohet të jetë afër barkut të partneres së tij dhe shkruan: “Rrahjet më të ëmbla në botë!”. Duke gjykuar edhe nga ngjyra e sfondit që ka zgjedhur Luizi, mund të jetë një vajzë në ardhje…