Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Aurela, është bërë nostalgjike këtë mëngjes, teksa ka publikuar një foto të veçantë.
Aurela Basha poston një foto krah bashkëshortit të saj, kur ishin të rinj, ndërsa tërheq vëmendje kryedemokrati Basha, i cili ndyrshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me kostumin zyrtar, aty shfaqet i veshur sportiv.
Siç duken në foto, çifti Basha ka qenë në moshë shumë të re, ndërsa përkrah imazhit, Aurela shkruan “Duke zbritur Llogoranë me @lulzimbashapd vite më parë 👩❤️👨 #shqiperiaime #eenjte #throwbackthursday #tbt”.