Kryetari aktual Bardh SPAHIA, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 14 maj 2023, ka prezantuar kandidatët e këshillit bashkiak, pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Mesa duket, kandidatët për këshillin janë mbledhur të gjithë bashkë në zyrën e shtabit elektoral dhe në fund të takimit, ata kanë preferuar të pozojnë bashkë para këtyre ambjenteve.
Publikimi i Bardh SPAHIA në Facebook
Me ekipin fitues të 14 Majit!
Alternativa jonë është ajo e përfaqësimit, duke vendosur zërin e qytetarëve të parin. Parlamenti i qytetit do të jetë hapësira ku do të diskutohen dhe miratohen projektet tona për zhvillimin e Shkodrës.
“Bashkë fitojmë” është zgjedhja e vetme për Shkodrën dhe ndryshimi i shumëpritur për shqiptarët