Protesta e studenteve të Universiteteve publike është shtrirë në të gjitha universitet publike në rrethe. Përveç studentëve të Tiranës, protestohet edhe në Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlore dhe Durrës.
Studentët e Durrësit dhe të Elbasanit priten t’i bashkohen studentëve të Tiranës para godinës së Ministrisë së Arsimit. Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.