Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, dy ministret e kabinetit qeveritar janë bërë se bashku në Pedonalen e Shkodrës.
Ka qenë Ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali e cila ka ndarë një foto në rrjetet sociale, me Ministren e Rinisë, Bora Muzhaqi, nga pedonalja e Shkodres “Kolë Idromeno”.
“Me shumë dashuri ❤️ nga Shkodra 📍Një xhiro në pedonale përpara se të prezantojmë programin fantastik të kodimit!”, shkruan Bilali në publikimin e shoqëruar me foto.
Dy ministret kanë qenë sot në Shkodër, për një aktivitet, agjenda e të cilit iu është shpërndarë edhe mediave.