Megi Topalli dhe Angjelin Serreqi, kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, konsoliduar edhe me dy djem simpatikë që kanë sjellë në jetë. Ka qenë vetë Megi, vajza e ish- kryeparlamentares Jozefina Topalli që ka publikuar dy foto nga dsma e tyre, duke i shoqëruar edhe me tekstin si më poshtë:
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.
Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.
Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.
Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.”, shkruan Megi Topalli.
ShkodraWeb i uron jetë të lumtur, të begatë e të gjatë Megit, Angjelinit dhe dy fëmijëve të tyre.