Një automjet i tonazhit të rëndë trailer, është përmbysur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, prane vendit të quajtur Ishull Shëngjin.
Bëhet me dije se mjeti është me targa të Podgoricës, nga Mali i Zi.
Mësohet se trajleri po lëvizte në drejtim të Lezhës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve të tjera që përshkojnë këtë aks rrugor.