Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë mjaft aktive ditën e sotme që zhvillonte punimet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga delegatët e PD- së. Ajo ka postuar disa herë në Facebook, duke shprehur pozicionin e tij kundrë Bashës.
Para pak minutave, Topalli ka vijuar me publikimet e saj në Facebook. Ajo ka postuar një foto të konferencës për shtyp të Lulzim Bashës pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë të thirrur nga ai pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar.
“Mos ju ardhshim per te keq”, shkruan Topalli duke përdorur një shprehje të njohur shkodrane, e cila zakonisht përdoret për vizita ngushëllimi në raste vdekjesh.
Duhet theksuar se pavarësisht se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të “Foltores”, Topalli është shprehur publikisht në krah të lëvizjes së Berishës. Madje, ajo ka kujtuar se prej 8 vitesh është kritike e Lulzim Bashës. /ShkodraWeb/