Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë padyshim çifti i momentit në showbiz- in shqiptar. Vëmendja e publikut për shkodranin, fitues i BBVip por edhe partneren e tij lushnjare, është e lartë.
Në mes koncerteve të shumta por edhe xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Luizi do të jetë personazh kryesor bashkë me Oltën e BBVip, shkodrani nuk harron të tregojë se marrëdhënia e tij me Kiarën, është vazhdimisht në konsolidim.
Pasi u kthye nga koncertet në Angli, Luizi ka nisur menjëherë punën për skenat që do të luajë në filmin- komedi. Ai shfaqet në Korçë, ku po xhirohet dhe në krahun e tij, nuk mund të mungojë Kiara.
Bashkë me ta shfaqen edhe persona të tjerë në tavolinë, me gjasë pjesë e stafit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Nuk mungon as batuta e Luizit, i cili xhirimet e filmit i konsideron “Muaj mjalti në Korçë”.