Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur tre trofe, që janë aktualisht në stadiumet e Durrësit, Shkodrës dhe Ballshit, ashtu si edhe përfaqësuesit më të lartë të Federatës.
Në ndeshjen Teuta-Apolonia do të jenë të pranishëm anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu dhe Vasil Bici.
Në ndeshjen Vllaznia-Laçi do të jenë të pranishëm Zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtari i KE-së së FSHF-së, Fatbardh Jera,
Në ndeshjen Bylis-Partizani do të jenë të pranishëmZv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova dhe anëtari i KE-së së FSHF-së, Arben Dervishaj.