Siç ishte e pritshme dhe e paralajmëruar, në Shkodër ka nisur reagimi kundër votimeve të pritshme me 30 qershor. Në fasadën e teatrit “Migjeni” është shfaqur një poster gjigand, me një mesazh të qartë dhe të dukshëm. “Bashkia Shkoder fton te gjithe qytetaret e vet te bashkohen bashke per ti thene STOP KRIMIT, ne mbrojtje te institucioneve publike, Kushtetutes dhe te lirive e te drejtave themelore te qytetareve.”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Bashkia Shkodër për mediat.
Mësohet se postera të ngjashëm do të shpërndahen edhe në vende të tjera të Shkodrës, në institucione që administrohen nga Bashkia. Kë është reagimi që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.