“Peshku i madh” është një fenomen i njohur, i futur edhe në politikën shqiptare nga ish- ambasadori amerikan Donald Lu. Deklaratat e tij por edhe të politikanëve shqiptarë, flisnin shpesh për kapjen e “peshkut të madh”. Natyrisht, në kuptimin e kokave të korrupsionit apo të krimit të organizuar në këtë vend.
Nga ajo ditë, “peshku i madh” u kthye në në batutë të zakonshme, e cila në të shumtën e rasteve ngjallte humor e batuta nga të gjithë. Tashmë “peshku i madh” është kthyer në një mënyrë argëtimi për të gjithë, madje edhe për një prift dhe ish- deputet të PD- së Shkodër. Dom Vlash Palaj, ka publikuar një foto, ku shfaqet bashkë me ish- deputetin e PD- së deri në 2005- ën, Valentin Palaj. Dom Palaj, e komenton kështu foton e shpërndarë në Facebook:
“Ish- deputeti Palaj, pak edhe me ndihmen e priftit, arriti te kap “Peshkun e madh” haha.”, shkruan me humor Dom Palaj, i cili mesaj duket ka dashur t’ia lërë “meritën” e kapjes së “peshkut të madh” pikërisht një tjetër Palajt, por ish- deputet i PD- së. Klerikët katolikë, veç të tjerave, konsiderohet edhe si “peshkatarë” të shpirtrave njerëzor. Mbase kjo na ndikuar edhe në suksesin e kapjes së “peshkut të madh”, mbase diku andej nga Velipoja. /ShkodraWeb/