Shqipëria së orët e fundit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm. Moti ka qenë surprizues, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut dhe stuhitë.
Në fshatin Gurrë e Madhe të Bashkisë së Klosit këtë pasdite ka mbajtur një mot me shi, reshje e madje edhe vetëtima. Një banor i quajtur Armando Lleshi ka fiksuar një foto të një vetëtime që ka rënë pikërisht në fshatin Gurrë e Madhe.
Na ka rastisur të shohim bubullima e vetëtima, por me siguri kjo në foto tejkalon çdo normalitet.