Janë publikuar sot për herë të parë fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky i fundit shfaqet në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.
Në fotot e publikuara nga emisioni “Fiks Fare” Berisha ndodhet në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha.
Kujtojmë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë personalisht diktatorin, megjithatë këto foto tregojnë të kundërtën.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu: “A e ke takuar ndonjëherë personalisht Enver hoxhën?”, Berisha ka thënë: “Mund të kem kaluar kështu, por nuk e kam takuar personalisht. S’kam folur kurrë me të. Kam pasur një miqësi me Liljana Hoxhën dhe djalin e tij Sokol Hoxhën”.
Në disa foto të tjera të publikuara, Sali Berisha shfaqet në shoqërinë e diktatorit dhe familjes së tij.