Tashmë nuk është më “sekret”. Sponsori Alban Xhaferi e bëri të ditur se drejtori i ri sportiv i Vllaznisë do të ishte një kroat dhe lajmi zyrtar do të dilte nesër nga zyrat e klubit, por në fakt, nuk është dashur të pritet deri atëherë.
Të gjithë tashmë e kanë të qartë se drejtori i ri sportiv i Vllaznisë do të jetë Matko Djarmati, një ish- lojtar i njohur i disa skuadrave në Shqipëri. Ai ndonëse i huaj tashmë jeton në Shqipëri dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, raporton ShkodraSport.
Djarmati ka qenë edhe sot i pranishëm në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja dhe kjo foto e bërë nga një tifoz kuqeblu nga pallatet karshi tribunës qendrore, e tregon qartë këtë gjë.
Kroati është në tribunën VIP në mes të administratorit Lici dhe sponsorit Xhaferi. Tashmë pritet vetëm që ai të zyrtarizohet dhe të nisë nga puna menjëherë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.