Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë prej një kohe në një lidhje dashurie. Detaje në rrjetet sociale dhe në median rozë kanë plotësuar “pazëllin” e dashurisë së tyre edhe pse dy protagonistët nuk janë shprehur publikisht për këtë temë. Në një postim të realizuar në rrjetet sociale një fans ka pyetur Arbanën se pse nuk poston foto me partnerin e ri. Dhe Arbana ka përgjigjen ideale.
“I kemi për vete“, ka thënë Arbana si përgjigje për të gjithë kureshtarët.