Një rast i paprecedëntë, i evidentuar në rrjetet sociale nga gazetarët e Shkodrës të cilët gjejmë rastin t’i falenderojmë për punën e tyre, është shfaqur sot për ndotjen në Shkodër.
Në oborrin e shkollës 9 vjeçare “Branko Kadia” aty ku çdo ditë shkojnë me dhjetëra nxënës, në një ambjent privat të rrethuar, abuzimi i banorëve me hedhjen e mbeturinave në një vend jo të përcaktuar nga bashkia Shkodër krijon një imazh aspak të këndshëm, por edhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve për fëmijët.
Me të marrë informacionin, bashkia Shkodër ka ngritur grupin e punës së bashku me inspektorët e rajonit për evidentimin e shkaktarëve të kësaj ndotje ndërkohë që do të kryhet edhe pastrimi i plotë i kësaj zone, edhe pse një një territor privat por që rrezikon çdo ditë shëndetin e fëmijëve.
Nëpërmjet këtij rasti, i bëjmë sërish thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës që të zbatojnë rregulloren për menaxhimin e mbjejteve urbane që ka hyrë në fuqi që nga 1 Janari i këtij viti ku janë të përcaktuar qartë oraret për hedhjen e mbeturinave nga familjarët nga ora 06:00-9:00 dhe 20:00-22:00, në rast të mos zbatimit të gjithë individët do të penalizohen me gjobë, nga 5000 -20.000 lek.