Prej disa ditësh, Ilir Kepa, një nga futbollistët e spikatur ndër vite tek Vllaznia por edhe në Kombëtare, është me pushime në Shkodër. Mjaft aktiv me komente e mbështetje për Vllaznine edhe nga Belgjika ku jeton, Kepa ka ndjekur me emocion edhe ndeshjen e Vllaznisë në Shkodër me Shiroki Brijeg.
Ditën e sotme, Kepa ka marrë një dhuratë, në formën e një surprize të kendshme. nga Vllaznia e tij. Ka qenë Blendi Dibra ai që i ka dhuruar Kepës një fanelë kuqeblu të ekipit të zemrës. Jo një çfarëdo por pikërisht atë me numrin 8, që Kepa mbante kur luante me Vllazninë.
“…oh çfarë emocionesh, pak orë para nisjes për n’Qipro, kafeja e mëngjesit me dy ikonat e futbollit shqiptarë, Ilir Kepa dhe Hysen Zmijani, zemrat e të cilëve rrahin çdo sekondë vetëm kuqeblu❤💙”, shkruan Blendi Dibra, duke e shoqeruar edhe me foton me poshte.
Sigurisht, kjo dhuratë do të jetë ndër më të çmuarat për Kepën, pasi vjen nga ekipi nga ai u krijua si futbollist dhe ngjyrat e të cilit jo vetëm i mbrojti me shpirt, por i ka në zemër si gjë mjaft të çmuar. /ShkodraWeb/