Pasi iu kundërpërgjigj akuzave dhe aludimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aludimeve të kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar faktin se beteja e tij është kthimi i demokracisë në vend, lideri demokrat Lulzim Basha ka shijuar një kafe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Në media qarkullojnë disa foto ku Basha shihet në kafe në lokalin pranë selisë blu, i ulur në një tavolinë me nënkryetarët e PD-së, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku, Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi si dhe deputetin Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë se sot Basha në një dalje publike për mediat nënvizoi faktin se PD ecën përpara dhe se do t’i prijë betejës popullore për ndryshim.