Partia Demokratike prej disa kohësh është çliruar nga bunkerizimi që i bëri Lulzim Basha. Dyert e fortifikuara dhe hekurat që kishin blinduar hyrjet për në parti janë hequr, dhe demokratët kanë nisur të shkojnë në partinë e tyre lirshëm.
Por ditën e sotme, CNA.al ka mësuar nga burimet e saj të sigurta se në një nga zyrat e PD është gjetur e fshehur një makinë e numërimit të parave.
Ajo që ngre pikëpyetje dhe dyshime është prezenca e kësaj makine, për çfarë I duhet një partie politike një makinë për numërimin e parave. Kjo makinë ka shërbyer për paratë që shkonin në zyrat e Bashës?!
Gjithsesi, prania e një mjeti të tillë është shumë e çuditshme veç nëse punonjësit e administratës janë paguar CASH, jashtë sistemit bankar.