Partia Demokratike përveçse me dy grupime tashmë është e ndarë dhe me dy seli të ndryshme. Pas vendimit të Apelit, Enkelejd Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash.
Nga fotot e siguruara nga ShkodraWeb shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, dhe selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD.