Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u zhvillua sot një paradë ushtarake e Forcave të Armatosura shqiptare në kuadër të stërvitjes së NATO-s, “Defender Europe 21”.
Në ceremoni, krahas ambasadores amerikane, ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të shtetit si Presidenti Ilir Meta si dhe Kryeministri Edi Rama.
Në fotot e shpërndara nga LSA, shihet momenti kur Presidentit takon diplomaten amerikane, ndërkohë që nuk u pa ndonjë takim përciptazi midis tij dhe kryeministrit.
Ndërkohë, kreu i qeverisë u paraqit në ceremoni i veshur me tuta, shoqëruar me një xhaketë dhe këmishë të bardhë.
Të ulur në distancë midis tyre për shkak edhe të masave anticovid, kryeministri shihet duke mbajtur shënime, ndërsa Presidenti mban në dorë telefonin.