Ndeshja e sotme në me Teutën në Durrës ka qenë shumë e rëndësishme për skuadrën e Vllaznisë dhe për këtë arsye, në tribunën e stadiumit “Niko Dovana” nuk mund të mungonte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.
Ajo është fotografuar nga fotoreporteri Mikel Thepina në tribunen “VIP” përkrah sponsorit Alban Xhaferi dhe presidentit të Teutës Edmond Hasanbelliu.
Kuptohet që e ka ndjekur ndeshjen me shumë emocione dhe në fund është gëzuar bashkë me ata pak shkodranët e tjerë që kanë qenë të pranishëm në stadium.
Vllaznia e këtij sezoni e ka nisur mirë kampionatin dhe pas katër javësh kryeson renditjen me 10 pikë, falë tre fitoreve dhe një barazimi të arritur.
Gjërat deri tani po shkojne mirë dhe kjo falë edhe bashkëpunimit shumë të mire në mes Bashkisë Shkodër dhe sponsorit Xhaferi. /ShkodraSport/