Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë Bajram Begaj ka marrë urimin e parë për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.
Interesant është fakti që urimi i parë vjen nga presidenti i një shteti, i cili është në shenjestrën e të gjitha snaksioneve të mundshme ndërkombëtare siç është Rusia, për shkak të luftës në Ukrainë.
Nuk është e qartë nëse presiedenti i zgjedhur Begaj duhet të gëzohet apo të hidhërohet pasi ka marrë këtë urim publikisht.