Presidenti Ilir Meta ka disa kohe qe ka shfrytezuar edhe rrjetet sociale per te treguar nje imazh tjeter jashte kornizave qe te imponon posti i Presidentit te Republikes. Nje dite pas Komisioni i Venecias publikoi komunikaten lidhur me raportin zyrtar qe ka hartuar per kreun e shtetit, kerkuar nga komisioni hetimor parlamentar i mazhorances per hetimin e Metes, per shtyrjen e zgjedhjeve, ai ka zgjedhur te kaloje nje fundjave relaksuese me miq prane detit.
Edhe pse mes tetori, temperaturat e larta kane favorizuar kreun e shtetit qe te zhvishet në bregdet. Ai ka postuar nje foto ne Instagram ku shihet në shoqërinë e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka.
‘Shqipëria ka diell për të gjithë! Në çdo stinë!’, shkruan Presidenti.