Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka filluar ditën e sotme me një thirrje- mesazh për qeverinë dhe për të gjithë qytetarët që të vendosin maskën për të frenuar sa më shumë përhapjen e pandemisë në vend.
Apeli i kryetarit të shtetit i drejtohet edhe qeverisë shqiptare, ndaj të cilës kërkon të vendosë shtimin e numrit të testimeve, të rrisë buxheti për sistemin shëndetësor, të rimbursojë çdo qytetar që mjekohet në banesë.
PUBLIKIMI I PLOTË I METËS
Të shtohen testimet.
Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.
Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat.
Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!