Para se t’i bashkohej turmës së qytetarëve që e prisnin në Bulevard, kreu i shtetit, Ilir Meta është ulur në gjunjë, duke bërë simbolin e shqiponjës.
Në mënyrë simbolike, Presidenti Meta është përkulur para qytetarëve që e prisnin në manifestim, të cilët iu bashkuan thirrjes së tij për të mbrojtur Kushtetutën nga “grushti i shtetit”.
“Presidenti Meta duke bere simbolin e shqiponjës dhe duku u ulur ne gjunjë përpara popullit shqiptar”, bën të ditur zyra e shtypit e Presidentit.