Ish- kryeministri Berisha nga fjalët tek veprat. Paralajmëroi para disa ditëve protestë për vizitën e Vuçiç në Tiranë dhe mbrëmë ftoi demokratët ti bashkohen të hënën. Ditën e sotme Berisha ka nisur promovimin e kësaj proteste.
Ai ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare një poster ku përcakton edhe detajet fillestare të protetës së inicuar nga ai, tashmë në cilësinë e katalizatorit të ndryshimeve në PD përmes “Foltores” dhe pjesë e Komisionit të Rithemelimit të mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021.
“Protestë kombëtare kundrë mega vjedhjes së inceratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama- Vuçiç. E hënë, 20 dhjetor – 16.00. Mbledhja tek selia e PD- së dhe nisja drejt kryeministrisë”, lexohet në posterin e shpërndarë nga Berisha.
Në këtë protestë të thirrur është me interes të shihet përgjigja e antarëve të PD- së por edhe më gjërë për Berishën por nga ana tjetër, edhe reagimi i strukturave të asaj që konsoderohet si PD- ja zyrtare. Aq më shumë kur çeshtjen e inceneratorëve Basha e konsideron “kalë beteje”.
Në posterin e Berishës bie në sy firma e tij dhe logoja e rikthyer e PD- së, të vendosura mbi një sfond që tregon një protestë, sipas gjasave të organizuara nga kjo forcë politike.