Planet e jashtëzakonshme tregojnë se si gradaçela më e lartë e Evropës u vendos të ndërtohej në një fshat të vogël rural në mes të askundit.
Kulla Bestseller do të qëndrojë mbi rajonin danez të Brandes me konceptet fillestare duke thënë se do të jetë 320 metër e lartë, 10 metër më e gjatë se The Shard në Londër.
Ndërtesa do të ketë një hotel, bllok zyrash dhe qendër tregtare. E projektuar nga studioja arkitekturore e Dorte Mandrup, ideja e rrokaqiellit ishte menduar nga gjigantët danezë të Bestseller.
Pronari i saj dhe njeriu më i pasur në Danimarkë , Anders Holch Povlse, e etiketoi projektin një “pikë referimi që e vendos Branden në hartë”.
Ai fillimisht e vuri në lëvizje idenë në fillim të 2017-ës. Kulla u miratua shpejt në mars 2019, por punimet e saj u anuluan per shkak te Covid- 19.