Sfida e maxhorancës në zgjedhjet e 30 qershorit është sigurimi i një pjesëmarrjeje sa më të lartë të votuesve në të gjithë vendin. Por duket se jo çdo votues që paraqitet në qendrat e votimit është një mbështetës i shumicës. “Panorama” ka siguruar foto të disa fletave të votimit në Tiranë ku qytetarët kanë kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Në fletët e votimit qytetarët kanë vendosur kryqe dhe kanë shkruar “Rama ik”. Disa votues të tjerë kanë shkruar se nuk votojnë për rikthimin e monizmit. Opozita ka bërë thirrje që qytetarët të refuzojnë procesin e ditës së sotme dhe të mos shkojnë në votime. Kujtojmë se në 31 bashki në të gjithë vendin janë të regjistruar vetëm kandidatët e maxhorancës, ndërkohë në pjesën tjetër ka kandidatë të “Bindjes Demokratike” apo edhe forcave të tjera të vogla.