Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit. Mbështetës të partive opozitare kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit, ndërsa të pranishme ishin edhe forca të shumta policie.
Edhe në këtë protestë u dëgjuan thirrjet “Rama ik”. Partitë opozitare do të zhvillojnë protesta deri më 30 qershor ngado ku shkon kryeministri.