Një refugjat afgan, i strehuar përkohësisht në Shëngjin, u dërgua me urgjencë në spital ditën e sotme pasi humbi ndjenjat duke u rrëzuar në trotuar.
Ngjarja u regjistrua në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, ku kanë qenë qytetarët e rastësishëm që i erdhën në ndihmë, duke njoftuar menjëherë urgjencën.
Afgani u dërgua në spitalin e Lezhës, por nuk dihet se çfarë komplikacionesh shëndetësore mund të ketë pësuar dhe as gjendja në të cilën ndodhet.