E pabesueshme, por e vertetë. Thuajse 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, vazhdon riciklimi i ish- nomenklaturës. Madje, në nivelin e saj më të lartë, ish- Byroja Politike e PPSH-së, me ishte ministren Themie Thomai, në krye të bukqësisë në periudhën më të errët të vendit tonë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar praninë e Themie Thomaj në Këshillin Strategjik të Bujqësisë. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Berisha shkruan se Thomaj është ish-anëtarja e byrosë politike së diktaktorit Enver Hoxha dhe ish-ministrja e Bujqësisë në vitet më të zeza të historisë së Shqipërisë. Ish-kryeministri thekson se si pasojë e politikave në fushën e bujqësisë, ndërruan jetë qindra e mijëra shqiptarë, në vitet e komunizmit.
“Ne Keshillin Strategjik te Bujqesise, te ngritur me urdher te Edvinit nga burri i ish gruas se tij Çuçi, eshte edhe bllokmenja Themie Thomaj ish anetare e byrose politike dhe ish ministrja e bujqesise ne periudhen e diktatures 1975-1989, ne vitet me te zeza te historise se Shqiperise, ne te cilen fermereve iu hoqen tufzat dhe arezat dhe u zhyten ne uri kronike masive. Nga pasojat dhe semundjet e lidhura me urine kronike ne ato vite vdiqen qindra mijra shqiptare te te gjitha moshave!”, shkruan Berisha.