Nard Ndoka ka gositur sërish sot! I njohur tanimë për batutat e tij, ish- deputeti i Shkodrës nuk është ndalur vetëm tek fjalët. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, shefi i demokristianëve shqiptarë, ka publikuar një foto në 3D. Më shumë se fjalët, Ndoka na folur përmes fotos.
“Rrugës për Janinë, apo Anadoll….?!👇”, shkruan ish- deputeti i Shkodrës, i cili në foton e publikuar “parashikon” fatin e Ramës. Në foto kryeministri aktual është i hipur mbi gomar ose mushkë, ndërsa nga pas e ndjek ministrja Elisa Spiropali.